top of page
1687708944387.jpg

Rreth nesh

Historia e nisur në një kohë ku ekzistenca njerëzore ktheu edhe njëherë vëmendjen tek jeta, ripërtëritja dhe e bukura. Kështu nisi dhe dëshira për të shkëlqyer kundrejt një kaosi që mbante aromë medicine.

Kjo është historia e një vajze shqiptare, e rritur në një shtëpi tradicionale, me një kopësht plot lule dhe ngjyra, e cila u rrit me pasionin e përkujdesjes së luleve të cilat mbanin aromë të mirë dhe zbukuronin shtëpinë duke i dhënë hijeshi dhe freski natyrore.

Por, karantina e ktheu pas në kohë tek ai kopësht që ishte imazhi i bukur i fëmijërisë. E kështu lule passiflora e gjendur në kopështin e familjes, u kthye lulja e ripërtëritjes së shkëlqimit të humbur nga Covid.

Po, po, imazhi i bukur njerëzor merr kuptim nga butësia e një floku të shëndetshëm që ta dhuron vaji i prodhuar nga kjo lule çudibërëse, dhe mjalti i luleve.

Les dieux është vetë "perëndia" e cila flet në gjuhën prej Zonje, është një vaj që ndihmon flokun të qëndrojë i butë, i ushqyer bio nga vetë natyra, e forcon atë dhe i jep shkëlqim flokut tuaj, imazhi që një zonje të vërtetë i duhet.

 Sepse një zonjë e vërtetë ka flokë të bukur dhe të trajtuar me butësi dhe delikatesë, ashtu si dikur lulet rriteshin në oborr plot përkujdes. 

Les dieux është një ëndërr e bërë realitet e cila u kthye në një biznes i ngritur me pasion dhe dëshirë për ti ofruar çdo vajze, flokë plot jetë dhe siguri femërore !


Dhe kjo ëndërr e imja dje, ështe ky produkt bimor sot !

bottom of page